Jonida Vokshi po shijon pritjen e ëmbël, pasi shumë shpejt do bëhet nënë për herë të dytë.
E po kështu ka gjetur kohë të flaës me ndjekësit në Instagram përmes “Ask a question” ku ka zbuluar detaje jo vetëm nga shtatzënia, por edhe fillimet e lidhjes me Besnikun e angazhimet.
Jonida ka zbuluar se ndodhet në muajit e shtatë të shtatëzënisë dhe se deri tani ka shtuar 4 kilogramë. E pyetur se si ia del me gjitha punët tani në shtatzëni, Jonida shkruan:
“Nuk e di as vet si ia dal. Nuk dua as ta mendoj, pork a qenë një periudhe më shumë se e ngarkuar për mua kjo, madje edhe përtej limiteve. Por edhe kam marrë një kënaqësi shumë të madhe që ma kompenson lodhjen shpesh.”
Ndërkohë dikush e ka pyetur se cila ka qenë eksperienca e saj më e mirë si p-rezantuese, pyetje të cilës Jonida i është përgjigjur me dy foto: ‘Gjeniu i vogël’ dhe ‘Big Brother VIP Kosova’.
Jonida është kthyer pas një kohë pasi një ndjekës e ka pyetur për fillimet e lidhjes me Besnik Krapin kur u tregoi shoqeve. “Më thanë: Bëj kujdes, është shumë i bukur për ty. Po ku kishte njeri që të ma shante Besnikun mua. Ai më kishte marrë sytë, zemrën, mendimet, i grija të gjithë. Ndërsa tani kur unë e shaj edhe familja ime mbron Besnikun”.