Vajza, një mënyrë për më shumë shkëlqim në fytyrë, gjeni një mami me qumësht gjiri…

Këngëtarja e njohur, Halsey ka shtuar qumështin e gjirit në rutinën e kujdesit të lëkurës pasi u bë nënë në korrik të 2021-it.

Këngëtarja e quajti lëngun "përbërësi më i mirë për kujdesin e lëkurës".

“Është kaq plot me antioksidantë, yndyrna të mira dhe gjëra që përshpejtojnë procesin e rikuperimit”, u shpreh ajo.

Halsey, vazhdoi të tregonte se ajo shpenzon "një kohë të mirë" pa grim.

Këngëtarja ka shprehur se ka frikë të përjetojë  një "ndarje psikologjike" midis pamjes në jetën reale dhe fotove të paparacëve.