Miley Cyrus është rikthyer në origjinë me transformimin e saj të ri.
Këngëtarja ka hequr dorë nga bjondja platin, për një pamje më të njohur: ngjyrën e saj natyrale brune. Dhe ndërsa ylli i pop-it është kthyer në rrënjët e saj, ajo ka mbajtur edhe disa fije bionde.
Sigurisht, në një mënyrë origjinale, ajo zbuloi ndryshimin e saj drastik në mënyrën më përrallore. Ndërsa merrte pjesë në çmimet e ‘The Daily Front Row’, Miley vodhi vëmendjen teksa i dorëzoi çmimin Bradley Kenneth, i cili fitoi çmimin për ‘Music Stylist of the Year’.
Miley dukej shumë seksi e veshur me një fustan të zi të ngushtë, stil korse. Miley e shoqëroi fustanin me doreza të zeza.