Ditën e sotme “Jeta osh qef” raportoi se gjatë natës Zhaklin Lekatarit i është dëmtuar makina në parking. E njëjta media shkruante se Zhaklinës i kanë thyer xhamat dhe e kanë gërvishtur, ndërsa ajo ka njoftuar policinë. Lajmin e shoqëruan me këto foto, teksa disa media nxituan ta lidhnin ngjarjen me “Big Brother”.
Gjithsesi, e vërteta është se Zhaklina nuk është sulmuar. Lajmin e ka përgënjeshtruar ‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë’ që në një njoftim zyrtar shkruan se lajmi është i pavërtetë.
“Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit "Dinamo", ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.”