'Orange is the new pink', të paktën kur bëhet fjalë për trendet e buzëkuqve.

Profesionistët e grimit besojnë se njerëzit dëshirojnë më shumë pamje të bukura dhe eksperimentale se kurrë, prandaj është në rritje përdorimi i maskara-ve me ngjyra  dhe eyeliner me forma 'të mprehta' .

“Buzët dhe fytyrat tona kanë qenë të fshehura për kaq shumë kohë”, thotë Victoria Stiles, grimiere e famshme dhe drejtoreshë kreative në ShikSona Beauty, për Bustle. "Tani po eksplorojmë drejt ngjyrave më të guximshme për t'u shprehur në mënyra të reja." Pra: buzëkuqi portokalli, nuanca më 'cool' e këtij sezoni.

“Portokallia është rikthyer këtë sezon”, thotë Jenn Michelle, grimiere e famshme dhe CEO dhe themeluese e GlamLife Beauty Collection. "Është një ngjyrë e lehtë për t'u përdorur që i përshtatet të gjitha ngjyrave të lëkurës." Dhe kjo mund të jetë duke kontribuar në popullaritetin e saj.

Ndërsa ekspertët thonë se portokallia është 'lajkatare universale', ka disa truke të dobishme kur vjen puna për të gjetur nuancën tuaj optimale.

“Gjithçka varet nga sasia e të verdhës në nuancën tuaj: Sa më e ngrohtë dhe e artë të jetë lëkura, aq më i verdhë duhet të jetë buzëkuqi juaj dhe anasjelltas”, thotë grimierja Molly Thompson-Tubridy për Bustle. “Sa më pak e verdhë të jetë lëkura juaj – dhe më shumë 'luleshtrydhe' – aq më pak duhet të jetë si pikment në buzëkuqin tuaj.”