Një 41-vjeçar i quajtur Jonathan është babai i më shumë se 550 fëmijë në mbarë botën. Kjo ka ndodhur përmes dhurimit të spermës, gjë e cila i është ndaluar së fundmi nga Gjykata e Hagës.

41 vjeçari me origjinë nga Holanda mund të gjobitet më shumë se 100,000 € (88,000 £) nëse përpiqet të dhurojë përsëri. Atij iu dha një urdhër që të ndalonte së dhuruari spermë, në klinikat e fertilitetit në Holandë në vitin 2017, pasi u zbulua se ai kishte më shumë se 100 fëmijë. Pavarësisht kësaj ai vazhdoi të dhuronte spermë jashtë vendit dhe në Internet.

Ai u dërgua në gjykatë nga një fondacion që mbron të drejtat e fëmijëve të donatorëve dhe nga nëna e njërit prej fëmijëve që dyshohet se ka lindur nga sperma e tij.

Gjyqtarja Thera Hesselink, tha se gjykata e ndalon të pandehurin që të dhurojë spermën e tij, çifteve pas nxjerrjes së këtij vendimi. Holanda është goditur nga skandalet e fertilitetit edhe në të kaluarën.

Atyre u kërkohet të kufizojnë numrin e dhurimit të spermës, që të shmangin mundësinë e krijimit të një çifti mes motrave dhe vëllezërve pa dijeni dhe të kenë fëmijë së bashku.