Komentet e Ilda Bejlerit shkaktuan goxha zhurmë në rrjet mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother Fan Club’. Por, ata që nuk janë shumë të interesuar për formatin, por më shumë për modën vunë re një detaji tjetër.
Si gjithmonë moderatorja dukej shumë e bukur dhe chic, por mbi të gjitha dukej si një binjake e Georgina Rodriguez.
Thënë kjo jo vetëm nga modeli i flokëve apo makeup-i, por edhe sepse ajo kishte veshur një fustan që ia kemi pare Georginës në dokumentarin e saj ‘Soy Georgina 2’ që pati premierën në Netflix pak javë më parë.
Fustani është me krahë të gjatë dhe përbëhet në të gjithë perimetrin me rrudha. Ai vë në pah dekoltenë dhe është i gjatë.
Fustani është i ‘Alex Perry’ dhe kushton 1,595.00 USD.