Nëse jeni adhuruese e grimit, është mirë të dini këto hapa për të aplikuar blush- in, për një pamje sa më natyrale dhe transformuese në të njëjtën kohë.

Grimi është kreativitet dhe ka shumë intriga të rinovuara rreth mënyrës së aplikimit të blush-it. Kur vjen puna për ta bërë atë të duket sikur është vetë shkëlqimi juaj natyral rozë, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm.

Hidrato lëkurën

Koha më e mirë për të aplikuar blush-in është kur lëkura është ende e lagur. Shtresa e hidratimit e bën lëkurën më të butë dhe mundëson një përhapje më të  lehtë e cila duket më natyrale.

Zgjidhni nuancën e duhur

Përdorni nuanca të blush-it që nuk janë më shumë se dy deri në tre nuanca më të errëta se toni juaj natyral [i skuqur].Shiheni veten në paqyrë  kur turpëroheni vajza dhe do e keni më të lehtë të gjeni nuancën e duhur :)

Përhape te hunda

Ndërsa vijnë ditët e ngrohta të verës asgjë nuk duket më bukur se një skuqje nga dielli.

Për një efekt "skuqje nga dielli", duhet te aplikoni blush-in duke bërë nje lëvizje nga mollzat drejt pjesës së sipërme të hundës.

Kjo do t’ju jap një ndjenjë verore të lehtë si pas një dite në plazh.