Në këto dekadat e fundit, ka patur ndryshime rrënësore në shumë aspekte të jetesës, përfshirë këtu edhe në modë. Me trende që kanë marrë fund një herë e mirë, dhe me tendenca që po rikthehen, ja si ka ndryshuar moda 50 vitet e fundit.

1950

Në vitin 1947, Christian Dior debutoi siluetën "New Look" që do t'i jepte formë dekadës së ardhshme: me bustin e strukturuar dhe fundin voluminoz me shtresa, u kthye në stilin më të përhapur. Edhe veshjet më të lehta që u bënë të zakonshme për gratë të klasës së mesme përfaqësonin një feminilitet të theksuar.

1960

"Nëse nuk do t'i bëja fundet mjaftueshëm të shkurtët, vajzat e Chelsea-t, të cilat kishin këmbë të mrekullueshme, do të merrnin gërshërët dhe do t'i shkurtonin vetë,"- ishte shprehja e stilistes Mary Quant.
Në atë kohë, ato fundet e shkurtra ishin shumë kontradiktore, por në pak kohë u kthyen në tendencën më të pëlqyer.

1970

Xhinset u zgjeruan, takat u bënë më të larta dhe pëlhura sintetike vërshuan dyqanet e modës gjatë viteve '70. Nju Jork, solli tendencat e disko-ve, ndërsa në anën tjetër të Atlantikut, skena punk lulëzoi, e udhëhequr nga Vivienne Westwood dhe Malcolm McLaren.

1980

Nëse ka një lloj veshjeje që ishte po aq i përhapur në vitet '80 sa është sot, janë pikërisht streçet. Spandex u bë një trend i mirëfilltë i modës - edhe pse në atë kohë, ato visheshin me ngrohës për këmbët. Ndërkohë, për gratë në karrierë, kostumi me shpatulla të gjera dhe streçe u bë elementi kryesor për mjediset e punës.

1990

Adoleshentët dhe 20-vjeçarët të cilët frymëzohenin nga “Smells like teen spirit” e Nirvanës, përqafuan pantallonat të gjera dhe stampat me lule - stil që ende e gjejmë në dyqanet vintage. Nga ana tjetër, minimalizmi u bë lajm i madh në modë, me fustane slip, pëlhura të tejdukshme dhe një gamë të zezë, gri dhe të bardhë që sundonin.

2000

Ah po, dekada e tutave. Të dashura nga njerëz si Jennifer Lopez, Paris Hilton dhe Britney Spears, kostumet Juicy Couture janë tashmë një artikull nostalgjik që disa të famshëm - për të mos përmendur vetë markën - po përpiqen të rikthejnë. Bluzat grafike dhe çantat e rënda me logo mbretëronin gjithashtu në atë periudhë.

2010

Xhinset e ngushta u bënë trend-i i kësaj dekade dhe pavarësisht artikujve të pafund që paralajmërojnë fundin e tyre, duket se kjo modë nuk do të largohet lehtësisht. E njëjta gjë vlen edhe për veshjet sportive që lulëzuan këtë periidhë. Tani që kemi përjetuar gëzimin e të ecurit me atlete, bluza dhe hoodie gjatë gjithë ditës, ndërkohë që dukemi elegant, kush do të donte ta ndryshonte këtë stil?