Këtë javë e nisim me lajme të mira për disa prej jush, pasi këto tre shenja të horoskopit do të kenë shumë fat në dashuri!
Kjo periudhë ka patur mjaft ndryshime asrologjike dhe tranzicione të mëdha, por tashmë, ne nisim javën me energjinë e mirë që Venusi do të sjellë në Gaforre e do ta mbyllim më Hënën në Ujor, që do të na sjellë dëshirën e vullnetin për të nisur gjëra të reja e të bukura!
Këto janë shenjat të cilat do të kenë fat në dashuri!
Ujori
Më parë, personat e kësaj shenje përqendroheshin vetëm te partneri i tyre, duke lënë pas dore shpesh jetën dhe lumturinë e tyre. Tani ata do ta shohin dashurinë nga një këndvështrim ndryshe, që do të interpretohet si një aspekt i një jete të lumtur.
Demi
Do të mësoni të zotëroni egon tuaj, gjë e cila do të përmirësojë jetën tuaj sentimentale. Do të filloni ta perceptoni dashurinë në një mënyrë të re, do të jetë më shumë një përvojë jetësore, sesa diçka e orientuar drejt nevojave njerëzore.
Gaforrja
Keni përjetuar shumë marrëdhënie toksike dhe manipulative, por tashmë do të takoni një person që do t’ju tregojë vlerën tuaj të vërtetë. Do ta mësoni kuptimin e vërtetë të reciprocitetit dhe të vërtetës.