Dea Michelle ka folur për herë të parë pas finales së ‘Big Brother VIP’. Në një prononcim për ‘Top Albania Radio’ nëpërmjet një lidhje telefonike, Dea ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj. E pyetur se si kanë qenë këto ditë për të, Dea tha:
“Unë jam rrugës duke ikur në Kolonjë. Dje dolëm të bënim xhiro me makinë me Kristin, mund të kemi thënë dy fjalë gjithësej gjatë gjithë kohës.”
Dea në fillim të këtij edicioni të “Big Brother VIP” tha se ka hyrë me një qëllim të qartë që kishte të bënte edhe me imazhin e saj. Tani që gjithçka ka përfunduar a ia ka arritur Dea Mishel qëllimit të saj siç e priste?
“Po, kam marrë shumë komente pozitive nga njerëzit, qoftë nga familjarët e mi, nga njerëz që nuk i njoh edhe në rrjetet sociale kam parë figura të njohura që kanë dhënë mendimin e tyre për mua që ka qenë shumë pozitiv.”
E pyetur se cilat kanë qenë informacionet e para që ka marrë pasi doli dhe se kush i bëri më shumë përshtypje, Dea deklaroi se “Nuk kam qëndruar shumë mbyllur po udhëtoj, po dal dhe nuk po rri shumë në telefon me thënë të drejtën dhe informacionet kam zgjedhur që ti marr nga njerëzit e duhur, që janë shokët e mi dhe më tregojnë vetëm meme dhe video për të qeshur.”
Është e kënaqur Dea me rezultatin, me vendin e katërt në këtë edicion apo priste më shumë?
“Tani fitoren të gjithë e donim aty, sidomos kur arrin në finale fitoren e do. Por unë jam e kënaqur mbi të gjitha me pritjen që më ka bërë publiku dhe me vlerësimin që kam marrë ndihem e plotësuar në maksimum dhe jam shumë e lumtur.”
Cili është kujtimi më i bukur dhe më pak i bukur që do të ruaj Dea Mishel nga ky BBV?
“Kujtimi më i bukur, skulptura ndërsa nuk do të doja t’i kujtoja fare të këqijat.”-u shpreh ajo.