Ndoshta ke një bark kokëfortë që nuk bie me asnjë lloj diete, atëherë duhet ta ndalosh bukën me çdo kusht.
Gluteni, proteina që gjendet në bukë, është përgjegjëse për dhimbjet e kyçeve, por edhe shqetësime të tjera të përditshme që njerëzit kanë filluar t’i quajnë “normale.”
Çfarë të ndodh kur eliminon bukën nga dieta e përditshme?
Do të humbasësh shumë ujë
Pasi të kesh ndalur bukën, do të humbasësh shumë ujë nga depozitat e organizmit. Natyrisht, trupi do të rifillojë të krijojë depozita të reja duke përdorur glycogen-in, por nga ana tjetër, humbja e ujit do të jetë shumë e madhe.
Do të vësh re që dëshirat të mungojnë
Kur ha bukë, karbohidratet rritin nivelin e sheqerit në gjak duke shkaktuar një ndjesi lodhjeje. Duke ndalur bukën, nuk do të marrësh këto pasoja që shkaktohen nga sheqeri. Por do të keni dhe më pak dëshira...
Çrregullimet e zorrëve do të bëhen më të shpeshta
Pa nivelet e duhura të fibrave, të cilat rregullojnë zakonisht aparatin tretës, do të kesh vazhdimisht shqetësime me zorrët. Kur ndalon bukën, natyrisht ke ndalur edhe nivelin e fibrave që mund të marrësh nga bishtajoret dhe në këtë mënyrë mungesa e tyre do t’i bëjë vizitat në tualet edhe më të shpeshta.
Trupi nuk do të ketë rezistencë
Kur hamë karbohidrate, trupi ynë dërgon sinjale në tru, falë hormonit të mirë - serotonina. Kur ndalon bukën dhe ke mungesë karbohidratesh, trupi sa vjen e bie nga rezistenca, rrjedhimisht bie edhe prodhimi i serotoninës.
Mendjen do ta kesh si në re
Truri i njeriut nuk punon pa karbohidrate. Nëse e ndalon furnizimin e tij me karbohidrate, edhe truri nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë po i ndodh. Në këtë rast, për t’u ushqyer, ai do të kërkojë të transferohet tek ushqimet e tjera me glukozë për t’u ushqyer.
Fizikisht, veten nuk do ta ndiesh si më parë
Edhe kjo është mjaft e kuptueshme, meqenëse karbohidratet shërbejnë si një burim i jashtëzakonshëm dhe i shpejtë energjie që i nevojitet trupit. Kur eliminon bukën, natyrisht bën që trupi të fillojë të kërkojë energji në përbërës të tjerë. Ky lloj çrregullimi rrëzon energjinë dhe prish ekuilibrin e organizmit.
Do ndihesh më i/e shëndetshëm nëse ul rrezikun
Mbi të gjitha, duke hequr bukën nga organizmi, i keni bërë trupit një favor shumë të madh. Nëse eliminon bukën, ke ulur ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe Diabetin e tipit 2. Por as nuk ke nevojë për të zhdukur karbohidratet e tepërta që rrisin nivelin e acideve yndyrore.