Këngëtarja suedeze Loreen fitoi çmimin e parë në Festivalin Europian të Këngës me “Tatoo”, duke mbledhur 583 pikë nga votat e jurisë dhe publikut dhe duke shënuar në histori artisten e parë femër që triumfon dy herë në Eurovision.
Loreen ia ka dalë edhe në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.
Fitorja e Loreen bën që Suedia të barazojë Irlandën si shtetet që e kanë fituar më shumë kompeticionin muzikor, plot 8 herë secila.
Top 5 vendet e para janë:
1. Suedia | Loreen – Tattoo
2. Finlanda | Käärijä - Cha Cha Cha
3. Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
4. Italia | Marco Mengoni - Due Vite
5. Norvegjia | Alessandra - Queen of Kings
Shqipëria u rendit në vendin e 22 (nga 26 gjithsej).
View this post on Instagram