Festivali i Filmit në Kanë starton ditën e nesërme. Gara e filmave të përzgjedhur do të zgjasë deri më 27 maj 2023, ndërsa kryetar i jurisë do të jetë kineasti suedez Ruben Ostlund.

Një poster gjigant i aktores së mirënjohur Catherine Deneuve u shpalos mbi Pallati i Festivaleve. Posteri i krijuar nga Lionel Avignon dhe Stefan de Vivies u zgjodh në nder të aktores e cila i ka dhënë një kontribut të vyer kinematografisë franceze dhe asaj botërore.

Këtë vit, në tapetin e kuq të Kanës do të parakalojnë yje si: Leonardo DiCaprio, Natalie Portman e Harrison Ford.

Festivali njihet për përzgjedhjen e kujdesshme të filmave, të cilët pasi kalojnë nga “Kana”, e kanë të sigurt lavdinë në Oscars, ose një karrierë të ndritur të regjisorëve.

Këtë vit festivali nis me filmin “Jeanne du Barry”, me regji të francezes Maiwenn, me protagonistë Johnny Depp dhe vetë regjisoren Maiwenn.