Një ngjarje rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Elbasan. Një 58-vjeçar vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevani. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kusarth.
Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i identifikuar si Tefik Tashi, u largua në drejtim të fshatit Bradashesh. Policia thotë se ai u gjet me sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, duke u larguar me vrap. 44-vjeçarja mësohet se fillimisht mbeti e plagosur dhe ndërroi jetë në spital.
Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar largua drejt fshatit fqinj, Bradasheshit, atje dhe ku u arrestua krejt rastësisht. Kjo pasi në fakt policia ishte mobilizuar për të kapur autorin e dyshuar të një plagosjeje me armë të ndodhur po gjatë ditës së sotme në Peqin.
E teksa kërkonin për personin në fjalë, që nuk është arrestuar ende, në rrugë u doli Tefik Tashi duke vrapuar. Ishte e dukshme që sapo kishte kryer një krim, pasi siç raporton edhe vetë policia, në dorë mbante ende sëpatën dhe duart i kishte plot gjak.
Sa i përket motiveve të ngjarjes së rëndë, paraprakisht thuhet se mes palëve kishte konflikte të vazhdueshme. 58-vjeçari mësohet se bashkëjetonte me motrën e viktimës në të njëjtën shtëpi ku jetonin të dyja motrat.
Në momentin e krimit Tashi dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
“Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, kanë konstatuar një shtetas, me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit Tefik Tashi, 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevani 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.