Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” pa afat për 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh.
Ndaj tyre janë ngritur dy akuza, ajo e vrasjes në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Gjykata ende nuk ka caktuar një datë se kur do zhvilloi seancën ndaj tyre.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të martën rreth orës 13:30 në Gramsh, ku viktima dhe kushëriri u përfshinë në një sherr me 4 persona të tjerë. Atyre iu gjet një thikë dhe përforcues grushti të përdorur gjatë sherrit.