Instagram ka testuar fshehurazi me të famshëm dhe influencers një aplikacion të ngjashëm me 'Twitter', ku mund të shkruhen tekste dhe statuse të ndryshme. Aplikacioni pritet të lançohet në qershor, si rrjedhojë e faktit që disa njerëz kërkojnë të largohen nga Twtter për shkak të ndryshimeve kontradiktore të bëra nga CEO Elon Musk.
Ky aplikacion do të jetë i ndarë nga Instagram i i cili është në pronësi të Meta. Megjithatë, përdoruesit do të jenë në gjendje të lidhin llogaritë e tyre dhe të ndjekin të gjithë njerëzit që ndjekin në Instagram në aplikacionin e ri me vetëm një klik.
Thuhet se Meta e ka testuar aplikacionin e ri fshehurazi me të famshëm dhe influencers prej muajsh, ndaj na mbetet vetëm të presim lançimin, e të përshtatemi me këtë risi të mediave sociale!