Prindërit, sidomos ata për herë të parë, kanë gjasa të përjetojnë stres dhe ankth gjatë kësaj eksperience kaq sfiduese. Cdo gjë e vogël mund të duket si një problem shumë i madh kur je prind.

Për këtë temë, është rrëfyer edhe Kim Kardashian, e cila është nënë e 4 fëmijëve. Në një intervistë së fundmi, ajo u shpreh se 'qan përpara se të flejë' nga stresi i mëmësisë.

Teksa ky fenomen është mjaft i zakontë dhe normal për të gjithë prindërit, këto janë disa nga mënyrat se si mund ta përballoni.

1. Flisni më shumë me partnerin tuaj, veçanërisht për gjërat që ju shqetësojnë, por edhe për çështjet e përditshme.

2. Bisedoni me prindër të tjerë, duke përfshirë miqtë dhe anëtarët e familjes, për çështjet e prindërimit me të cilat po përballeni dhe gjërat për të cilat jeni në ankth. Shpesh është e dobishme të dish thjesht se edhe njerëz të tjerë po kalojnë të njëjtat gjëra dhe kanë të njëjtat shqetësime.

3. Kujdesuni mirë për veten duke ngrënë mirë, duke bërë një gjumë të mirë dhe duke ushtruar, sidomos kur ndiheni tepër të shqetësuar.

4. Merrni parasysh të kërkoni ndihmë profesionale për veten tuaj nga mjeku juaj, një psikolog ose një psikiatër nëse stresi dhe ankthi juaj po shkaktojnë simptoma të rënda ose të zgjatura.