'WhatsApp' do të vijë me një ndryshim sa i përket bisedave.

Përdoruesite aplikacionit të mesazheve do të lejohen që të editojnë apo modifikojnë mesazhet që kanë dërguar tek bashkëbiseduesit. Një veçori kjo që ekziston aktualisht në aplikacionet rivale si Telegram dhe Signal.

'WhatsApp' thotë se mesazhet mund të modifikohen deri në 15 minuta pasi janë dërguar. Më vonë se kaq, ky opsion nuk do të jetë i mundur.

Kompania ka bërë të ditur se ky modalitet do të jetë në funksionim javët e ardhshme.

Mesazhet e modifikuara do të emërtohen “Edited (të redaktuara)” për t’u kuptuar edhe nga bashkëbiseduesit që janë edituar.

Ky shërbim i ri në 'WhatsApp' ofrohet për të korrigjuar gabime të thjeshta drejtshkrimore në një mesazh të dërguar.

Shërbimi i redaktimit të tekstit është aplikuar nga Facebook rreth 1 dekadë më parë.