Nuk përbën çudi që për atë që përfaqëson "Nirvana", një kitarë e thyer e grupit legjendar të rockut është shitur në ankand për rreth 600 mijë dollarë. Kitara pritej që të shitej për një të dhjetën e asaj shume në ankandin e së shtunës në New York.

Kitara u shkatërrua, ndërsa “Nirvana” po punonte në albumin e tyre të ri, “Nevermind”, në fillim të viteve 1990. Instrumenti nënshkruhet nga të tre anëtarët e grupit dhe përmban gjithashtu një mbishkrim të dashur nga Cobain për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij muzikor Mark Lanegan, i cili vdiq vitin e kaluar. Cobain, i cili shpesh e shkruante gabim emrin e tij, nënshkroi instrumentin “Kurdt Kobain”.

Fender Stratocaster doli në shitje me një çmim të vlerësuar prej 60,000-80,000 Dollarë. Shtëpia e ankandit e quajti ofertën përmbyllëse prej 596,900 Dollarësh të habitshme. Sipas shtëpisë së ankandit, Cobain ia dha kitarën Laneganit gjatë turneut të Nirvana-s në Amerikën e Veriut në vitin 1992. Identiteti i blerësit nuk dihet.

Dy vjet më parë, kitara e përdorur nga Cobain për performancën e tij legjendare në MTV Unplugged në fund të vitit 1993 u shit për 6 milionë Dollarë