Problemet e shëndetit mendor mund të shfaqen në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë ato janë simptoma të dukshme që mund të shihen lehtësisht nga të tjerët. Por, herë të tjera, dhe shumicën e kohës, problemet e shëndetit mendor struken në vetminë e mendimeve tona. Për shembull, ne mund të kemi mendime të përsëritura lidhur me vetëvlerësimin e ulët, duke e konsideruar veten të padobishëm e të pavlerë.
Në shumë raste, një person që dëshiron që t'i ndodhin gjëra të këqija, është duke u përballur me çështje dhe probleme të shëndetit mendor që duhen adresuar.
Por ka dy shkaqe të rëndësishme që fshihen pas këtyre mendimeve kaq vetëshkatërruese.
1. Mendon që e meriton
Ju mund të dëshironi që gjëra të këqija t'ju ndodhin si një formë vetëndëshkimi. Ju mund të keni bërë diçka të gabuar për të cilën ndiheni jashtëzakonisht fajtor. Ju mund të ndiheni sikur e meritoni të vuani për çfarëdo dhimbje dhe lëndimi që mund t'i keni shkaktuar dikujt tjetër.
Ju mund të jeni në gjendje të lironi veten nga faji vetëm nëse përjetoni dhimbje dhe lëndime si ajo që keni shkaktuar.
2. Mund të kesh përjetuar trauma fëmijërie
Një abuzues shpesh përdor ‘fajin’ për të detyruar dikë të pranojë dëmin. Për shembull, një prind abuzues dëshiron që fëmija i tij të arrijë disa standarde jo të realizueshme, duke mos qenë kurrë i kënaqur.
Kështu, ai e bën atë fëmijë të ndihet sikur nuk është mjaftueshëm i mirë, sepse nuk mund të përmbushë këtë standard. Dhe për shkak se një fëmijë është i pafajshëm, ata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh ose pse i rrituri i tyre po sillet kaq keq me ta. Ata janë mësuar se nëse diçka nuk shkon, është faji i tyre dhe ata duhet të ndihen keq.
Si mund ti përballoni këto mendime?
E vërteta e thjeshtë është se nëse dëshironi që t’ju ndodhin gjëra të këqija, do t'ju duhet të shihni një profesionist të shëndetit mendor për ta trajtuar këtë problem, pasi nuk janë çështje që mund ta ndihhmoni vetë veten tuaj. Këto ndjenja zakonisht i kanë rrënjët nga trauma dhe depresioni.