Të gjithë mendojnë për vdekjen herë pas here. Kjo është normale.
Por ankthi ndaj vdekjes është një fazë më e lartë e shqetësimit, saqë fillon të ndërhyjë në aftësinë tuaj për të jetuar jetën tuaj.
Nëse jeni duke e përjetuar momentalisht frikën e vazhdueshme ndaj vdekjes, ja disa mënyra se si mund ta përballoni.
1. Nxiti vetes një perspektivë të shëndetshme mbi vdekjen
Perspektive e shëndetshme për vdekjen? Si mund të ketë një perspektivë të shëndetshme të vdekjes?
E vërteta është çdo gjë është e përkohshme. Çdo pjesë e jetës dhe e ekzistencës është kalimtare.
Jeta ndryshon. Është premtimi i vetëm që na bën jeta. Puna vjen e ikin, marrëdhëniet vijnë e ikin, miqësitë vijnë e ikin – dhe jeta vjen e iken. Është një pjesë e natyrshme e rendit të jetës.
2. Mos e lejoni frikën ndaj vdekjes t’ju pushtojë jetën
Ankthi për vdekjen shpesh i ndalon njerëzit për të vazhduar hapat e tyre, por nuk duhet të ndodhë kështu. Në vend të kësaj, ju mund të përdorni frikën tuaj ndaj vdekjes si motivim për të jetuar jetën që dëshironi. Ju keni vetëm një jetë, ndaj ndryshojeni mënyrën se si e perceptoni vdekjen.
Në vend të thuash, "Unë do të vdes, ndaj s’ka vlerë të vazhdoj jetën”, thuaj:
“Për shkak se një ditë do të vdes, do të bëj gjërat që më burojnë nga shpirti. Nuk do të toleroj situata që janë jo të shëndetshme për mua. Nuk do të humbas kohën time me gjëra që nuk kanë rëndësi. Do ta jetoj jetën time me potencialin e saj maksimal”
3. 'Vlerësoje' frikën tënde ndaj vdekjes
Të gjithë përjetojnë ndjenja ankthi herë pas here. Kjo nuk do të thotë se ndjenjat janë të këqija. Mendojini ndjesitë tuaja dhe thoni: "Po, jam i shqetësuar për vdekjen dhe është normale dhe e zakonshme që unë të ndihem kështu."
Mënyra për të vlerësuar ndjenjat tuaja është t'i kujtoni vetes se nuk ka asgjë që nuk shkon me ju nëse i keni ato ndjenja.