Kur 'ngecni' në një pyetje gjatë një provimi, zgjidhja e duhur është ta anashkaloni për momentin për të kaluar te pyetjet e tjera. Në vend që të humbisni kohë duke parë faqen bosh përpara jush, mund t'i përgjigjeni gjithçkaje që dini dhe t'i ktheheni pyetjes së vështirë pasi të keni përfunduar të gjitha të tjerat.

Të njejtën gjë duhet të bëni dhe me jetën tuaj të dashurisë. Ndoshta nuk keni pasur shumë fat deri tani, kështu që në vend të forconi një lidhje në jetën tuaj, është më mirë ta fokusoni energjinë tuaj diku tjetër.

Patjetër që mund t'i ktheheni takimeve, por nëse lexoni më poshtë, do të gjëni disa arsye pse duhët të merrni një pushim nga lidhjet.

1. Mësoni më shumë për veten tuaj.

Kur ndaloni së u fokusuari në gjetjen e një partneri, mund të fokusoni energjinë tuaj për të rizbuluar veten. Mund të mësoni më shumë se kush jeni kur nuk jeni të përfshira në një lidhje.

2. Ju mësoni nga gabimet tuaja.

Kur jeni vazhdimisht në lidhje, mund të kthehet në rutinë. Ju mund të përsërisni vazhdimisht të njëjtat gabime pa e kuptuar.

3. Ju ndaloni së 'kërkuari'.

Të gjithë na ka ndodhur të na humbasë një send, vetëm për ta gjetur atë pasi kemi ndaluar së kërkuari. Kjo mund të ndodhë edhe me dashurinë.

Kur ndaloni së kërkuari për një lidhje të përsosur, filloni të vini re shumë gjëra të tjera në jetën tuaj.
Kuptoni se jeta mund të jetë argëtuese edhe kur nuk jeni në lidhje.