Sado është një temë që nxit vazhdimisht debat, thellë-thellë, të gjithë jemi të mësuar me idenë se paraja nuk mund të blejë lumturinë.
Të jesh i pasur nuk është domosdoshmërisht rruga drejt lumturisë. Paraja është e rëndësishme për lumturinë. Të ardhurat më të larta, për shembull, mund të na japin akses në shtëpi në lagje më të sigurta, kujdes shëndetësor dhe ushqim më të mirë, punë të përmbushur dhe më shumë kohë të lirë.
Sidoqoftë, kjo funksionon vetëm deri në një pikë të caktuar. Sapo të ardhurat tona arrijnë një nivel të caktuar dhe plotësohen nevojat tona bazë për ushqim, kujdes shëndetësor, siguri dhe strehim, efektet pozitive të parave shpesh kompensohen nga efektet negative – të tilla si puna me orë më të gjata , ose një punë më stresuese.
Megjithatë, ju sugjerojmë të vazhdoni të lexoni artikullin për të kuptuar se si është mënyra e duhur e shpenzimit të parave, që të na sjellë edhe lumturinë më të madhe afatgjatë.
Të bësh na bën më të lumtur sesa të kesh.
Shumica e njerëzve supozojnë se "sendet fizike" na sjellin më shumë lumturi sesa "eksperiencat". Objektet fizike—si p.sh. iPhone, çanta ose makina e fundit—zgjatin më shumë sesa të themi të shkosh në një koncert, të marrësh një klasë gatimi ose të shkosh me pushime. Blerja e gjërave na bën të lumtur, të paktën në afat të shkurtër.
Megjithatë, në terma afatgjatë, ne jemi mësuar me gjëra të reja dhe edhe pse ato mund të na kenë entuziasmuar në fillim, në vazhdim kthehet një gjë normale e të zakonshme.
Edhe pasi të kemi blerë një makinë të re, prapë do të vazhdojmë të tregojmë histori dhe përvoja kur kemi shkuar me pushime.
Merrni parasysh të shpenzoni para dhe për të tjerët. Shumica e njerëzve mendojnë se shpenzimi i parave për veten e tyre do t'i bëjë ata më të lumtur sesa shpenzimi i tyre për njerëzit e tjerë.
Megjithatë, kur studiuesit vlerësojnë lumturinë para dhe pasi njerëzit shpenzojnë një bonus vjetor, njerëzit raportojnë lumturi më të madhe kur shpenzojnë paratë e bonusit për të tjerët ose i dhurojnë ato për bamirësi sesa kur i shpenzojnë ato për veten e tyre. Kjo ndodh pavarësisht se sa i madh ishte bonusi. Një arsye për këtë fenomen është se dhënia ndaj të tjerëve na bën të ndihemi mirë me veten.