Ashtu sikurse pritej Ledri Vula ka lançuar mbrëmjen e djeshme albumin e tij të ri “1 G.O.A.T për ty”. Ledri ka luajtur me titullin. G.O.A.T që është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”. Këtë e ka kombinuar me titullin e një prej këngëve të tij më të famshme “Një gotë për ty”.
View this post on Instagram
Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike. Noizy, Dhurata Dora, Stresi, Capital T, Yll Limani, Robert Berisha, DJ PM dhe DJ Dagz, Beatrix Ramosaj, Dea Mishel ishin disa nga shumë personazhet e njohur të pranishëm.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Artisti ka performuar në skenë të gjitha këngët e sigurisht edhe duetet, për të cilat janë ngjitur në skenë edhe bashkëpunëtorët përkatës.
View this post on Instagram
Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ishte padyshim ai kur Ledri mori në skenë partneren e tij Sara Hoxha, duke na dhuruar disa momente shumë romantike teksa këndonin e kërcenin bashkë.
View this post on Instagram
Cover-i i albumit tregon Ledrin që qëndron në një dhomë boshe dhe në mur hija e një dhie. Mos harro, GOAT në anglisht si një fjalë jo ankronim do të thotë dhi. Ndaj shpesh luhet me dhinë dhe GOAT nga reperë, artistë, atletë e kudo në Internet.
“1 G.O.A.T për ty” përmban 14 këngë, nga të cilat 6 bashkëpunime. Bie në sy fakti që Ledri ka zgjedhur të bashkëpunojë vetëm me artistë çuna, si Mc Kresha, Lyrical Son, Mozzik, Vig Poppa, Lumi B, Buta, Capital T.
View this post on Instagram