‘Kur vijmë në bëhet nami…’
Është refreni i ditëve të fundit dhe duket si siç e thonë edhe në këngë Noizy e Stresi po bëjnë naming me bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga e reperëve po shënon arritje të mëdha vetëm pak ditë pas publikimit.
"Të them të drejten, jam interesuar duke pyetur dhe Noizy-n. Në Londër jemi numër 1 ‘trending’ prej tre ditësh dhe është shumë një këngë shqiptare të qëndrojë numër 1 ‘trending’ në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga po ecën me ritmet e huaja, me thënë të drejtën e kemi pritur kështu. Çdo gjë ka qenë me paramendim, edhe shakaja që bëmë."-tha Stresi në një intervistë të fundit në “Top Albania Radio”.
Duke u ndalur te shakaja e fundit e tij dhe Noizyt, se kishin prishur sërish miqësinë Stresi rrëfeu se "Ideja(e shakasë) ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. ‘Mirë’- më tha, Ppo para koncertit’. Nuk erdhi mundësia atëherë edhe na erdhi para se të nxirrnim këngën. Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim."
Ndërkohë, ai tregoi më tepër edhe rreth faktit se përse reperët vendosën t'i jepnin fund rivalitetit të vjetër dhe çfarë mendon për njerëzit që nuk e kanë përkrahur këtë bashkim:
"Plasën, u mbytën. Është shumë e vërtetë që ne kemi patur ato zënkat tona. Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në zemër. Po nuk ia dolën dot ata njerëz. Unë jam pro i çdo njeriu që pajtohet me dikë. Kanë kaluar kur kemi qenë adoleshentë, se tani jemi në një moshë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka gjë më të mirë se dy njerëz të pajtohen. Fatkeqësisht ne kemi një publik shumë vulgar."
Sipas tij, cilat janë pikat më të forta të tij që nuk i ka fituesi i ‘BBV 2’ në Shqipëri, Luiz Ejllit. Nëse do të kishin qenënë po të njëjtën shtëpi, si do të ishte raporti mes tyre?
“Ne na kanë parë nga televizioni. Aty nuk mund t’ja dallosh dikujt pikat, gjithçka duket jashtë. Nuk do kisha komentuar te kjo pjesë. Gjithësecili ka të vetat. Ne njihemi prej vitesh, besoj se do kishim shkuar shumë mirë, do ishim të dy në finale.”
I pyetur për raportin me ish-partneren e tij, Keisin, e cila më shumë se njëherë mori vëmendjen e mediave edhe gjatë kohës që reperi ishte në "BBVK", ai tha:
"Është bërë shumë e madhe kjo vajzë në Shqipëri. Të them të drejtën dua ta bëj një apel, mos pyesni më. Për mua, çdo gjë ka marrë fund. Unë kam jetën time, secili ka jetën e vet. Nuk di çfarë të them, po rëndësi ka të jetë mirë, kaq."
E meqë jemi te historitë e dashurisë, tani që është single, cilat janë disa nga karakteristikat që duhet të ketë partnerja e tij e ardhshme:
"Mua më merr malli të dal me një vajzë për kafe gjatë ditës. Më kanë njohur gjithmonë, më kanë pritur gjithmonë mirë. Dua një vajzë shumë të zgjuar, një vajzë që punon fort për veten e vet, ka ekonominë e vet, nuk i nënshtrohet askujt në këtë jetë, goc tirone dhe një vajzë shumë familjare, shumë e thjeshtë. "