Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Diola Dosti, ka folur në një intervistë lidhje me çiftin Kiara-Luiz, ndërsa e ka quajtur nisjen e marrëdhënies së tyre si të nxituar.
Ajo tregoi se nuk është takuar me asnjë banor që pas përfundimit të formatit, dhe se ndër këto as me Nitën, që krijoji një afrimitet shumë të madh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Unë e kam thënë, mendoj se është i nxituar, sepse kam përshtypjen që një çift duhet të njihen shumë më shumë me njëri-tjetrin. Mbase edhe disa shoqëri që mund të jenë krijuat aty, jashtë nuk kanë vijuar dhe ky është një indikator që tregon që jo çdo gjë që ndodh aty është reale. Njerëzit kanë shumë ngjyra dhe unë mendoj që të zgjedhësh partnerët duhet t’i njohin të gjithë “ngjyrat” e njëri tjetrit. Por, unë jam ‘PRO’ dashurisë. Nëse ata duhen kush jemi ne t’i paragjykojmë”, tha ndër të tjera Diola për çiftin Kiara-Luiz në emisionin ‘Breaking’.
Ajo mes të tjerash la të kuptohet se miqësia e saj me Nitën nuk ka vijuar, duke deklaruar se nuk janë takuar.
“Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë “Big Brother” ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother”. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ne i jemi falenderues produksionit të Top Channel, ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por është e mira të qetësojmë gjakrat”, tha Diola.