"The Kardashians" tashmë transmetoi premierën e sezonit të rradhës ditën e sotme, ku yjet e 'reality'-t ndanë me shikuesit detajet nga ngjarjet më të bujëshme të ndodhura.

Një ndër to ishte edhe ndarja e Kim nga komediani Pete Davidson.

Gjatë episodit, Scott Disick e pyeti themeluesen e SKIMS se si ndihej për ndarjen, duke qenë se është ndarja e saj e parë 'e madhe' që nga divorci nga Kanye West.

Pa përmendur emrin Pete, Kim tha: "Ndarjet thjesht nuk janë gjëja ime... Jam krenare për veten".

“Ne kishim shumë diskutime dhe bisedime, kishim folur gjatë për ndarjen”, shpjegoi Kim. "Është padyshim e trishtueshme. Ishte e vështirë dhe për të që të përballonte gjërat që po bëntë ishi im në atë periudhë."

42-vjeçarja vuri në dukje që nuk preferon marrëdhëniet kalimtare e do që të jetë në lidhje afatgjata, si romanca e saj nëntë-mujore me Pete.