Kur një mashkull nuk ju jep aq kohë sa keni nevojë, mund t'ju bëjë të ndiheni keq e të injoruar. Po atëherë kur ata janë vërtet një person shumë i zënë?

Këto janë disa këshilla për ta përballuar një marrëdhënie të tillë.

1. Ji e sinqertë për nevojat e tua

Së pari, a po plotësohen nevojat tua? A jeni edhe ju një person i zënë, apo keni nevojë për më shumë kohë dhe vëmendje sesa mund t'ju japë një njeri i zënë?

Nëse dëshironi më shumë kohë me partnerin tuaj sesa ai mund t'ju japë, marrëdhënia nuk do të funksionojë. Kjo është e vërteta e ashpër por e sinqertë.

2. Ji e zënë.

Ju keni më shumë gjasa të keni një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme me një partner nëse edhe ju ju pëlqen të keni një jetë të mbushur e të pasur me aktivitete.

3. Mos prisni të pamundurën.

Ju duhet të jeni të vetëdijshme se çfarë mund të prisni prej tij dhe çfarë nuk mund t'ju japë, pavarësisht se sa shumë do të donte.
A vihet ai në dispozicion kur keni vërtet nevojë që ai të jetë aty për ju? A ju mbështet dhe ngushëllon ai? Në fund të fundit, a kujdeset ai për ju sa më shumë që të jetë e mundur? Këto janë gjërat që mund dhe duhet të prisni prej tij.