Ishte një sezon i parë jo i lehtë për Zhaklin Lekatarin ky në “Big Brother VIP 1”, ku ishte në rolin e opinionistes.
Ajo ka pasur probleme e debate jo vetëm me banorët por edhe me ndjekësit e formatit. Siç ka deklaruar vetë, gazetarja është dhunuar e kërcënuar verbalisht për muaj me radhë për shkak të opinioneve që jepte.
Ka më pak se një muaj që formati ka përfunduar, por jo kurioziteti për të dhe edicionin e radhës. Zhaklina ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku mes të tjerash dikush e ka pyetur nëse do jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”.
Por, sigurisht është ende herët për ta thënë këtë. E sidomos nga përvoja që pati. Zhaklina është përgjigjur duke thënë se nuk e di ende.
“Big Brother 3 ju le takim së shpejti”-shkruante producentja Sara Hoxha pak orë para nisjes së finales. Kështu ajo la të kuptohet se sezoni i tretë do nisë pas disa muajsh.
Në një intervistë për "Shqipëria live", producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke bërë ndjekësit të mendojnë se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.