Në puntatën e rradhës të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” e ftuara e rradhës ishte modelja dhe moderatorja Cindy Marina.

E vendosur përballë pyetjeve ngacmuese të fëmijëve, Cindy na foli edhe për raportin midis punës si gazetare sportive dhe marrëdhënien me Genarin.

Ajo tha se partneri nuk bëhej xheloz gjatë intervistave me futbollistët, por përkundrazi, ishte mbështetjetja saj më e madhe, ku shpesh herë, edhe i jep një dorë.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpuntori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’i bëj të intervistuarëve dhe futbollistave.”- tregoi ajo.