Almeda Abazi ka qenë e ftuara e rradhës këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Ajo ka ndarë për publikun shumë të pathëna, ku një prej tyre lidhet pikërisht me rikthimin e saj në karrierë, qoftë aktrim apo moderim.

Teksa Almeda është shkëputur prej disa kohësh për t’iu përkushtuar totalisht familjes së saj pas lindjes së dy fëmijëve, duket se shumë shpejt do të kemi një rikthim.

“Do jem e shkëputur nga karriera derisa fëmijët të kenë nevojë. E kam patur vëmendjen vetëm tek ata gjatë gjithë kësaj kohe. Tashmë ata janë 4 dhe 2 vjeç kështu që besoj se avash avash do të rikthehem.”- ka thënë aktorja për “Në kurthin e Piter Pan.”