Almeda Abazi dhuroi një rrëfim të veçantë e të ndjerë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” përballë gazetarëve të vegjël.
Një nga pyetjet e bëra prej fëmijëve lidhej pikërisht me mëmësinë dhe emocionet e para të lindjes.
Aktorja ka zbuluar se ishte e mbushur nga lotët e gëzimit dhe emocionet ishin të jashtëzakonshme.
“Isha shumë e emocionuar për ardhjen e bebit në jetë. Të gjithë më thonin të mos qaja sepse çdo gjë shkoi shumë mirë. Por ishin lotë lumturie, e kam qarë më shumë se bebi vetë.”