1. Sigurohuni që e keni menduar mirë këtë vendim

Marrja e vendimit për t'u ndarë nuk duhet bërë në mënyrë të menjëherëshme. Do të jetë e vështirë, sepse bëhet fjalë për një ndryshim të madh në jetën tuaj. Edhe kur i jepni ju fund marrëdhënies, kjo nuk do të thotë se është më e lehtë për të kaluar.

2. Sigurohuni që e dini vërtet nëse marrëdhënia juaj ka mbaruar përpara se të hiqni dorë.

Ndarjet ndodhin sepse një debat del jashtë kontrollit, ose kur një keqkuptim ju largon. Disa argumente mund të duken të pamundura për t'u zgjidhur në atë moment, por nëse vërtetë të dyja palët punonojnë për lidhjen, mund t'i kapërceni ato.

3. Mendoni se çfarë do ju mungojë

Ndonjëherë, duhet të kalojë një kohë e gjatë nga ndarja juaj deri sa ta kuptoni në të vërtetë se çfarë keni humbur.

Pikërisht në këtë pikë ndarja mund t'ju godasë më shumë, dhe madje mund të pyesni nëse ishte vendimi i duhur për ju.