Mbrëmja e djeshme do të mbetet një datë e rëndësishme dhe shumë e veçantë për futbollistin e Kombëtares Myrto Uzuni.
Sulmuesi me golin e tij ngjiti clubin me të cilin luan, Granadën, në La Liga dhe mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Por, ditë të bukura ai po kalon edhe në jetën private. Uzuni gjithashtu bëri një hap të rëndësishëm edhe në jetën romantike, duke i propozuar për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.
“Uarda do të martohesh me mua?” – ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes.
Ky moment bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar gjithandej nëpër TikTok e Twitter.
View this post on Instagram
Granada ndërkohë falë këtij suksesi dhe barazimit 0-0 mes Las Palmasit dhe Alavesit e mbyll kampionatin në vendin e parë.