Gjatë qëndrimit në "Big Brother VIP", kur ishin në fillimet e njohjes së tyre Kristi i realizoi një pikturë Keisit.

Asokohe, ajo bëri goxha bujë teksa shumë menduan se vajza në fjalë i ngjante më shumë ish-të dashurës së tij Zaza se Keisit.

Lidhur me të Kristi ka folur në një intervistë të fundit. I ftuar në “Artkand” ish-banori tha: “Portreti që i bëra Keisit, më doli shumë nga shpirti, dhe ishte reflektim i situatës aty brenda, se si e shihja unë Keisin.”

I pyetur për raportin e tyre aktual, ai tha se tashmë nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.