Sikurse ka bërë me dije, Afrona Dika ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Blero Muharremi. 

Teksa në fillim nuk dihej se kush ishte partneri i saj i ri, identiteti i tij është zbuluar. Ai është një biznesmen zviceran, jo personazh publik. Në intervistat e saj Afrona është shprehur e dashuruar dhe shumë e lumtur.

“Në fakt do thoja që partner ideal nuk ka, por vëmendja ndaj njëri-tjetrit, përkushtimi, respekti dhe të gjesh kompromis në një lidhje i afrohet sadopak ideales. Në këto momente unë po i jetoj këto ndjesi dhe ndihem shumë e lumtur.”-tha ajo në një intervistë për Revista Class para pak javëve.

E kur deri tani e kishte mbajtur 'sekret', më në fund ajo na ka prezantuar me partnerin e saj. Afrona ka publikuar sot një foto në Instagram ku shihet e buzëqeshur me partnerin e saj. Foton e ka shoqëruar vetëm e një emoji zemre.