Marrëdhënia e Ardit Çunit dhe Donald Veshajt në “Big Brother VIP 1” nuk shkoi si duhet. Dy artistët qenë përplasur e patën debatuar shpesh me tone të ashpëra dhe ofenimde me njëri-tjetrin. Madje, këngëtari pati bërë deklarata të forta për aktorin edhe pas daljes, duke e quajtur ‘hipokrit’.
Akulli mes tyre u duk se u thye kur para disa muajsh Arditi ishte i ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos “Më lër të flas”, ku rrëfyen se nuk flisnin as kur përballeshin. Po ashtu Arditi tha se përveç mosmarrëveshjeve me Donaldin, kishte debatuar edhe me Romeon.
Por, koha duket se është ‘ilaçi’ më i mirë për rregullimin e marrëdhënieve. Thënë kjo tani dy djemtë kanë lënë pas gjithçka dhe kanë një marrëdhënie të mirë.
E një ndërmjetësuese mund të ketë qenë edhe Bora e cila prezantoi “Dancning with the stars” ku Arditi ishte konkurrent edicionin e parë.
Në një seri me pyetje-përgjigje të realizuar së fundmi në Instagram, Arditi është pyetur nëse ka ndonjë foto me Borën dhe Donaldin. Aktori ka publikuar në fakt një video duke kërcyer me aktorin. Krah saj shkruan: “Para disa kohësh do thonin “Edhe vdekjen do e besonim, por ju të dy të kërcenit bashkë jo”.