Shumë aktorë që kanë luajtur në serialet turke kanë zbuluar se kanë origjinë shqiptare. E aktorë shqiptarë kanë arritur të depërtojnë duke u bërë pjesë e kinematografisë turke.
Listës së fundmi mund t’i shtohet një tjetër emër. Këtë herë jo një aktor por këngëtar.
Shpat Kasapi ka treguar në një intervistë të fundit se synimi i tij prej kohësh ka qenë Turqia. Mirëpo, tërmeti që shkatërroi vendin atje, i shtyu paksa planet e tij.
Megjithatë, Shpati nuk ka ndërmend të heqë dorë pa e çuar mundin deri në fund.
“Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit kam kontakte dhe njerëz me autoritet në Turqi më kanë thënë që nuk do bëj gabim nëse i futem kësaj bote. Gjuhën pak e di, por e mësoj shpejt”- tha ai i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.