Pasi foli për jetën romantike dhe pas gjithë dramën me ish-partneren, Zaza-n dhe marrëdhënien me Keisi Medinin, i ftuar në “Shqipëria Live” Krist Aliaj Dragot tregoi se ka një të dashur të re, por ende nuk ndihet shumë i lumtur.
"Si person nuk jam shumë i lumtur, pasi nuk jam person që ushqehet nga lumturia, por nga gjëra të tjera”, tha ai.
Kristi tha për Zaza-n se është një histori e mbyllur dhe se nuk e mendonte se ajo do ta dramatizonte kaq shumë situatën.
Gjithsesi, tha se raporti mes tyre ishte shumë e ndërlikuar, për shkak të distancës dhe disa ngjarjeve të tjera që e vështirësonin.
Në raport me Keisin, ai tha se nuk ka komunikuar fare me të.