Tuna dhe Patris Berisha mund të l?në pas çdo problem dhe keqkuptim mes tyre për fëmijët. ata të dy janë bërë bashkë duke na sjellë një protret shumë të ëmbël familjar.
Shkak është bërë festa e abetares së djalit të tyre të madh, Tian. Këngëtarja ka ndarë në Instagram foto me djemtë e saj dhe Patrisin, ku duken të buzëqeshur e sigurisht shumë krenarë për të voglin e tyre.
Javët e fundit Tuna dhe Cozman kanë qenë kryefjalë e mediave. Pas 8 viteve nga lidhja e tyre e shumëpërfolur ata u rikthyer me një këngë të quajtur “I huj”. Teksti i këngës 'I huj' i përfshiu njerëzit pasi perceptohet si e ndjerë për situatën mes Tunës dhe Cozman. Ata nuk do të jenë kurrë 'të huj' për njëri-tjetrin. Teksa artistët nuk kanë treguar nëse janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit apo thjesht janë bërë bashkë profesionalisht, aludimet vijojnë.
Marrëdhënia e Tunës me Patrisin duket se nuk ka shkuar mirë. Para pak kohësh ajo e akuzoi publikisht se nuk kujdeset për djemtë e tij. Ajo publikoi disa pastime në Instagram ku tregonte se djali i tyre ishte në spital kurse Patrisi nuk ndodhej pranë tij dhe se kishte shkuar për ecje. (KLIKO)
E ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’ pak javë më parë Tuna u pyet nëse po mendon t'i bëjë të vegjlit e saj me një motër a vëlla, duke deklaruar se nuk e ka menduar por do donte një vajzë.
"Nuk e kisha menduar (nëse do bëj një bebe tjetër). Ndoshta e lë me kaq. Jam e lumtur me Tianin dhe Zenin. Por, ndoshta është mirë të ndërroj farën. Do e doja të kisha një vajzë."