Kim Kardashian e dinte se ‘mbreti’ i Staten Island mund të mos dëshironte të bashkohej me ‘mbretëreshën’ e tij në TV. Duke vënë në dukje se ajo ishte shumë e vetëdijshme për vështirësitë e lidhjes me Pete Davidson, 42 vjeçarja së fundmi një bisedë që ka bërë me komedianin rreth asaj se si mund të sillej romanca e tyre në ‘The Kardashians’.
"Kur je në fillim të lidhjes ke shumë emocione," i tha ajo Scott Disick dhe Khloe Kardashian në episodin e 1 qershorit, "Dhe të gjithë mendojnë se ju do të martoheni praktikisht brenda një jave."
Për të, kjo është një nga sfidat më të mëdha të kërkimit të dashurisë pas ndarjes së saj në 2021 me bashkëshortin Kanye West. "Është e vështirë kur fillon të takohesh me dikë dhe e jeton jetën në një reality show. Kështu që unë dhe Pete e patëm atë bisedë që në fillim."
Edhe pse çifti fillimisht e mbajti romancën e tyre larg kamerave, gjërat ndryshuan pasi shikuesit kërkuan më shumë. “Fansat thanë: “Pete nuk është në shfaqje”. Dhe unë thashë: "Ne e thamë këtë që në fillim. Nuk është ajo që ai bën," kujtoi Kim. "Pastaj u hapa, e pata në show. Kam folur për çdo gjë."
Pete, 29 vjeç, u shfaq në disa skena nga ‘The Kardashians’ që u filmuan gjatë romancës së tyre, e cila zgjati nga nëntori 2021 deri në gusht 2022, por Kim u sigurua që komediani të mos i nënshtrohej presionit për të qenë tepër i përfshirë.
"Unë nuk do të takoj dikë dhe do t’i them,"Para se të vazhdojmë, do të jesh në emisionin tim?" Absolutisht jo”, tha ajo gjatë një rrëfimi. "Edhe pse ai ndihej rehat."