Shpesh herë është e vështirë të kuptosh nëse personi me të cilin jeni në një lidhje është i duhuri për ju.
Shumë njerëz besojnë se ne nuk i zgjedhim domosdoshmërisht partnerët tanë dhe se është fati ai që na bashkon.
Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, është e rëndësishme të dini nëse jeni në një marrëdhënie të shëndetshme.
1. Komunikimi është i sinqertë
Ju e kuptoni që jeni në lidhjen e duhur në momentin që komunikimi funksionon në mënyrën e duhur. Ju gjeni fjalët e duhura për të diskutuar me njeri-tjetrin, jeni të sinqertë e të hapur.
Sigurisht që do të keni ulje-ngritjet tuaja, por nëse komunikimi është i qëndrueshëm, jeni në hapat e duhur.
2. Ju dini si ta bëni njeri-tjetrin të ndihet i dashur!
Të gjithë kemi preferenca të ndryshme kur bëhet fjalë për marrjen e dashurisë. Në marrëdhënien e duhur, të dy partnerët i kuptojnë nevojat e tjetrit dhe duan të kujdesen për ta në mënyrën më të mirë të mundshme.
Nga një kafe në mengjës e deri të një arratisje romantike për përvjetorin tuaj, partneri i duhur e di saktësisht se çfarë e bën zemrën tuaj të lëkundet.
3. Miqtë dhe familjarët tuaj e miratojnë.
Miqtë tuaj të ngushtë dhe familjarët ju njohin më mirë sesa e njihni veten ndonjëherë. Kur bini në dashuri, mund të harroni të merrni trurin me vete.
Mendimi i njerëzve të besuar rreth nesh ka rëndësi shumë të madhe, nëse ata aprovojnë, është një shenjë shumë e mirë që jeni në lidhjen e duhur.