Saimir Tahiri ka reaguar në rrjetet sociale pas daljes nga burgu ditën e sotme dhe pjesën e mbetur të dënimit rreth 1 vit e 8 muaj do ta vuajë në shtëpi. 

Tahiri thotë se do të vazhdojë betejën për drejtësi, teksa padrejtësinë e njohu përballë. 

Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pamasë të gjithë”, ka shkruar Saimir Tahiri në Facebook.

Ish-ministri i Brendshëm do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Tahiri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.