Xhesika Berberi, përveç se një nga modelet më të suksesshme shqiptare, është edhe sipërmarrëse e zonja. 

Edhe pse duket sikur bukuria i ka hapur dyer edhe në fushën e biznesit, Berberi e ka mohuar duke thënë se ka hasur shumë paragjykime. 

Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë.”- ka rrëfyer ajo.