Ditëlindjet janë shpesh ngjarjet më speciale në jetën e njeriut, se jo vetëm përcjellin ndjesinë e haresë, gëzimit dhe festës, por shpesh na kujtojnë se vitet ikin shumë shpejt.

Sot, moderatori i njohur Ardit Gjebrea feston ditën e lindjes, dhe për të gjithë familjen Gjebrea festa siç duket ka filluar që mbrëmjen e djeshme. Duke iu referuar videove të postuara në Instagram-in e tij, Arditi ka ndarë momente feste me familjarët dhe stafin e ngushtë të punës në Tv Klan.

Në video ai shihet tek feston, duke i fryrë qirinjve, në momente romantike me bashkëshorten, Anilën, e sigurisht me përqafimin e sinqertë të vajzës, Anës. Edhe pse kilometra larg, ‘pjesë’ e festës ka qenë edhe djali i tij, Joni, përmes ‘video-call’.

Arditi bën sot 60 vjeç dhe duket se është shembulli konkret i shprehjes se ‘mosha është thjesht një numër’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Edhe ne të Class i urojmë Ardit Gjebreas ‘Gëzuar ditëlindjen’!