Hailey Bieber ka hequr dorë nga thonjtë e saj viralë "me glazed donut", duke shfaqur një sërë modelesh shumëngjyrëshe së bashku me disa gjëra serioze së fundmi në Instagram.

26 vjeçarja ndau një seri fotosh verore, me mbishkrimin, "Kujdesi për lëkurën, verë, kujdes për lëkurën, përsërit".

Në një nga fotot, ajo tregon thonjtë e dorës së saj të majtë, që ka nga një dizajn të ndryshëm shumëngjyrsh, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim me gel-in e saj të zakonshëm të zbehtë dhe me shkëlqim.

Gishti i unazës së Hailey-t ka një dizajn të purpurt dhe rozë me penel. Thonjtë e tjerë në dorën e majtë të saj janë një përzierje e modeleve abstrakte vjollcë, rozë dhe të verdhë, me gishtin e madh që shfaq një dizajn të ngjashëm me thonjtë e saj rozë.

Në një foto tjetër, ajo mban duart lart në fytyrë, duke treguar dorën e djathtë, e cila përmban një përzierje krejtësisht të ndryshme dizenjosh.

Në gishtin e saj të djathtë të unazës, Hailey ka realizuar pika të bardha, jeshile dhe vjollcë.

Thonjtë e tjerë përfshijnë modele me pika të verdha, rozë dhe jeshile.

Ndoshta do të shohim të shfaqet një trend i thonjve me ngjyrat e ylberit?