Në të njëjtën ditë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë edhe aktori dhe regjisori i njohur italian, Francesco Nuti.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, mëngjesin e sotëm në Romë.

Një nga fytyrat më të njohura dhe më të dashura të kinematografisë dhe argëtimit italian prej disa kohësh ishte i sëmurë.

Nuti e filloi karrierën e tij profesionale si aktor në fund të viteve 1970, kur formoi grupin “Giancattivi” së bashku me Alessandro Benvenuti dhe Athina Cenci. Një vit më pas, Nuti e braktisi treshen dhe filloi një karrierë solo me tre filma me regji nga Maurizio Ponzi: “Madonna che silenzio c'è stasera” (1982), “Io, Chiara e lo Scuro” (1982) dhe “Son contento” (1983).