Jemi në stinën e verës!

Që do të thotë se dita bëhet më dinamike dhe ka më shumë ngjarje. Ti ke më shumë kohë të kujdesesh për veten, të dalësh dhe të shijosh orët e mbrëmjes.

Një problem 'i ëmbël' është që gjatë kësaj periudhe na duhen më tepër produkte kozmetike dhe një prej tyre që e cilësojmë si të pandashëm është lapsi i buzëve.

Ne sugjerojmë gjithnjë produkte që kanë cilësi dhe përmbushin shumë kritere, si në rastin e Alexandra Organic.

Sapo përmend këtë emër gjërat rreth teje 'bëhen pink', por në fakt ne do ju shfaqim përpara 6 ngjyra nga lapsat e rinj të  Alexandra Organic.

Gen Z

E veshur casual me një këmishë të bardhë lino, xhinse të grisura dhe flokët e kapura në mënyrë të çrregullt, lapsi me nuancën Gen Z plotëson çdo tipar të fytyrës.

Mode Off

Thuaj stop çdo problemi, vendos highlighter në fytyrë, lapsin mode off dhe bëhu gati për disa 'propozime'..

Out Of Office

A je ti ajo që kur del në mbrëmje dukesh tërësisht ndryshe nga ajo që je në zyrë dhe i lë të gjithë me gojën hapur?! Këtë efekt e rrit më shumë kjo nuancë e lapsit të buzëve.

Attentiondicted

Po unë këtë do blija...Pse? Sepse më pëlqen ajo vëmendja natyrale dhe mbi të gjitha është një ngjyrë që shkon me gjithçka.

Burn Out

Nëse nuk zgjodhe asnjë nga ato më sipër, me siguri kjo është nuanca që të duhet. Nëse ke elegancë dhe finesë kjo ngjyrë nuk duhet të mungojë.

Mercy

Ngjyra që mund të të shërbejë kudo. Edhe në grim të përditshëm por edhe në një grim profesional.

Mbi të gjitha, pavarësisht ngjyrës, nuk ka ndjesi më të mirë se butësia që ky produkt lë në buzë, për shkak të përbërjes bimor, element i cili lidhet direkt me emrin Alexandra Organic.

Ne patëm fatin të provonim të gjitha ngjyrat në eventin e promovimit që Alexandra Organic e organizoi me bashkëpunimin e Class Events.

Me siguri ju e keni një ngjyrë në mendje, kështu që, për t'u relaksuar të duhet një vizitë në një nga dyqanet pink në kryeqytet...