Vetëm pas shkëputjes së kontratës së Spotify me Princin Harry dhe Meghan Markle, një raport i ri pretendon se intervistat e Markle për podcast-in e saj "Archetypes" nuk janë kryer nga ajo.

‘Podnews’ raportoi se disa nga intervistat e podcastit të saj u bënë nga anëtarët e stafit të dukeshës – dhe audio e zërit të saj që bënte pyetjet u shtua më vonë.

Raportimet vijnë menjëherë pasi Spotify dhe Archewell thanë në një deklaratë të përbashkët se ata "kanë rënë dakord reciprokisht të ndahen dhe se janë krenarë për bashkëpunimin që kanë patur së bashku".

Një burim i tha më parë ‘The Post’ se kompania mediatike ‘Archewell’ e lançuar nga Harry dhe Markle nuk prodhoi përmbajtje të mjaftueshme për të marrë pagesën e plotë të marrëveshjes prej 20 milionë dollarësh për të cilën ranë dakord në 2020. Sidoqoftë, "Meghan po vazhdon të zhvillojë më shumë përmbajtje për audiencën e "Archetypes" në një platformë tjetër," tha një zëdhënëse e ‘Archewell Productions’ për ‘Wall Street Journal’.

Bill Simmons sulmoi çiftin pas marrëveshjes së prishur, duke thënë se ai një herë u takua me Harry-n rreth ideve të podcast-it dhe e quajti çiftin dembel në episodin e së premtes në podcast-in e tij me emër.

Spekulimet se Markle nuk i interviston drejtpërdrejt të ftuarit e saj filluan të qarkullojnë kur shkrimtarja Allison Yarrow shkroi në Instagram në gusht se ajo ishte "e emocionuar që u përfshi në serialin vizionar".

Megjithatë, postimi tregoi Yarrow duke pozuar përpara një tabele për shtëpinë e prodhimit audio Gimlet Media - dhe përfshinte falënderime për një producent të "Archetypes" për të cilin thoshte se ishte "një intervistues i shkëlqyer". Shpjegimet dhe komentet e Yarrow u redaktuan dhe u ndërthurën midis komenteve nga Dukesha e Sussex në audion e podcast-it, raportoi Daily Mail në nëntor.

Që kur çifti nënshkroi një marrëveshje me Spotify 2 vjet e gjysmë më parë, "Archetypes" - i cili u shfaq premierë në gusht të vitit të kaluar - ishte projekti i vetëm që doli nga marrëveshja dhe përmbante vetëm 12 episode.

Edhe pse episodet përfshijnë Dukeshën në intervista me të ftuar si Jameela Jamil, Serena Williams, Paris Hilton dhe Mindy Kaling - ata gjithashtu kanë klipe të ekspertëve, akademikëve dhe autorëve që flasin për tema specifike.